Rap-artisti i ri i skenës, Xoni, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“All In” mban titullin kënga e tij e re.
Kënga është me tekst nga artisti Egzon Pllana i njohur me emrin artistik Xoni, ndërsa kënga është punuar nga ‘SINKRONSTUDIO’ në Prishtinë
“All In” vjen edhe me një klip mjaft interesant, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë dhe sjellin një atmosferë që i përshtatet këngës.
Për klipin, janë kujdesur produksioni i njohur ‘TRILLFILMSKOSOVO’.
Xoni është një emër i ri i muzikës, nga i cili pritet shumë në vazhdimësi, shkruan Foldrejt.com