Rezultati i testit toksikologjik të djalit Kosta K. (13), i cili vrau nëntë dhe plagosi shtatë persona në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, është negativ.
Kështu tha avokatja Irina Borović për Tanjug, përcjell Fol Drejt.
Mbrëmë në VMA është kryer testi toksikologjik për të përcaktuar nëse djali ka qenë nën ndikimin e substancave psikoaktive kur ka kryer vrasjet.
Dje, Kosta K. vrau tetë bashkëmoshatarët e tij dhe kujdestarin e shkollës dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësues historie në shkollën fillore./FolDrejt/