NUSRET PLLANA
Kam qenë herë-herë i zhgënjyer në ato periudhat pas luftës, qe besa edhe sot edhe pas 20 vitesh me politikat e ashtuquajtura lokaliste. Politika të cilat nuk kanë qenë të mirëfillta, thjesht të subjekteve tona politike pa asnjë dallim.
OKB: Numri i të varfërve ekstremë në botë mund të kalojë një miliard
Subjektet tona politike me nuanca mundem pak me i dallu, po sinqerisht e kam vejte që atëherë edhe sot pas 21 vitesh që subjektet tona politike në krye me liderët e tyre dhe epiken udhëheqëse të tyre, menaxherët e tyre, më shumë e duan pushtetin se sa shtetin, dhe ky segment me ka zhgënjyer shumë edhe sot e kësaj dite e shoh që janë shumë të etshëm për pushtet se sa për shtet.
Ndërkaq, ne na duheshin njerëz që edhe më tutje do të luftonin, por tash me pendë, me zhvillim të ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe ta jetësojnë shtet ndërtimin e Kosovës.
Mirëpo kjo nuk ndodhi për fat të keq, jam zhgënjyer shumë dhe shumë shpejt jam tërheq nga politika, jam marrë me grumbullimin e fakteve, argumenteve, dëshmive, fotografive, xhirimeve të luftës, duke e pasur parasysh faktin se ne edhe ashtu si popull e kemi një defekt që unë shumë shpesh para studentëve të mi në fakultetin e edukimit e përmendi dhe e them, e kemi harresën e kujtesës historike.
Është për tu shqetësuar dhe për të bërë analiza në laboratorët më të avancuar shkencorë të botës.
Si është e mundur një popull që ka vuajtur kaq shumë, pesë shekuj nën robërinë e perandorisë otomane, gati dy shekuj nën barbarinë dhe pushtuesin serb, t’i harrojë kaq shpejtë gjithë ato sakrifica të panumërta, gjithë këtë gjak, gjithë këto burgje, gjithë këto helme, gjithë këto vrasje, gjithë këto ekzekutime pa gjyq, t’i harrojë kaq shpejtë dhe të bashkëpunojë shumë lehtë dhe me komoditet me armikun barbar serb.
Është e çuditshme, si është e mundur edhe pas 21 vitesh ne të mos mund të jetojmë pa prodhimet e Serbisë fashiste, është shumë shqetësuese!
Nuk ka ndodhë në historinë e njerëzimit kështu te asnjë popull në botë që është çliruar nga pushtuesit e tyre.
Dhe ne sot nuk mund të jetojmë pa prodhimet, produktet serbe. Duke e ditë që Kosova është aq e pasur, me të gjitha të mirat që ja ka fal zoti, natyra me pasuritë nëntokësore, mbitokësore, vetëm orizin dhe bananet nuk i bën. Të gjitha të mirat e kësaj botë për njerëzimin i bën Kosova dhe ne yrysh me i ble prej Serbisë fashiste.
Këtu lindë pyetja e pikëpyetja e madhe, a e meritojmë lirinë, nëse vazhdojmë të jemi kaq komod dhe të bashkëpunojmë me pushtuesin edhe sot e 21 vjet pas luftës gjenocidale, duke e ditë që i kemi edhe 1600 e më tepër njerëz të pa gjetur, në fakt të zhdukur dhe nuk na i kthen Serbia, por bën pazarllëqe me to dhe ne vazhdojmë pa fije turpi t’i qojmë në arkën e shtetit fashist serb 500/600/700 milionë euro në vit, kjo ka ndodhë 20 vite rresht.
Në njëfarë forme, kushtimisht po e them, ja bëmë një far bllokade me këtë tarifën e fundit ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ky ishte një ngushëllim shumë i vogël për ne, sepse pa fije vetëdije ne 20 vjet rresht qindra miliona pushtuesit ja kemi qit në arkë.
Ai po rritet, po zhvillohet, po avancohet, me paratë tona, me gjakun tonë, me dhunimet e grave tona, me vrasjet e fëmijëve tanë, që janë 1432 fëmijë që si përmend kurrkush, kjo është e pa falshme.
Kështu që ky fakt më shqetëson shumë, që harresën e kujtesës historike e kemi defekt gjenetik pothuajse, bajraktarizmin gjithashtu edhe servilizmin ndaj të huajve.
Këto fakte dhe këto fenomene negative më kanë shti dhe më kanë nxitë edhe më tepër që të merrem me publicistikë, me grumbullimin e fakteve dhe faktografisë, me krimet dhe gjenocidin që është bërë 200 vjet rresht nga pushtuesi serb, duke i finalizuar në dhjetëra libra, në 40 filma dokumentar, në 7 ekspozita me fotografi, në shumë punime shkencore, duke i shpërnda këto në të gjitha pjesët e Evropës dhe botës.
Krejt këto i kam ba që bota të sensibilizohet për ngjarjet që kanë ndodhë në Kosovë.
Është kënaqësi e madhe që ne e kemi një rini të mrekullueshme, këtë nuk e ka bota edhe këtë me xhelozi e pranojnë edhe të tjerët. Ne e kemi një rini shumë inteligjente, një rini që është edhe e bukur që na e kanë zilinë, pa dyshim edhe të tjerët, është raca më e bukur në Evropë dhe botë.
E kemi një rini që aq shpejt integrohet kur del jashtë në qendra tjera evropiane dhe botërore, fatkeqësisht duke e lënë atdheun e vet dhe ky fenomeni i zbrazjes së Kosovës po më shqetëson dhe po më bën të ndjehem shumë keq kur po e shoh çdo ditë se edhe për kundër faktit që e dimë që e kemi këtë rini dhe nuk po jemi të kujdesshëm ta menaxhojmë atë.
Ne fatkeqësisht shohim pamje dhe imazhe të shëmtuara duke ikur dhe duke mos gjetur metoda rinia për ta leshu dhe për ta zbrazë Kosovën.