Një breshëri sulmesh raketore ruse në Ukrainë kanë rezultuar në “dëm të konsiderueshëm” në rrjetin kombëtar të energjisë, tashmë të goditur nga bombardimet e përsëritura, thanë zyrtarët.
“Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimit të konsiderueshëm të rrjetit, është e vështirë për ne që të dërgojmë energji elektrike në rajonet Kharkiv, Kiev, Odessa, Mykolaiv, Kherson dhe Lviv,” tha kreu i operatorit të rrjetit të Ukrainës Ukrenergo, Volodymyr Kudrytskyi, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.