Një rast i vdekjes së dyshimtë është regjistruar pasditen e djeshme në Suharekë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, një femër ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore.
E njëjta ndërkaq ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./FolDrejt/