Neymar dëshiron të largohet nga Parisi pas një sezoni në të cilin ishte objektiv i sulmëve të tifozëve.
Manchester United, Chelsea dhe Al-Hilal raportohet se janë të interesuar, por sulmuesi brazilian dëshiron të rikthehet në Barcelonë. Do të jetë e vështirë për ta bërë, por jo e pamundur, shkruan portali i futbollit Goal.
Barcelona është në një situatë të vështirë financiare dhe është e vështirë të pritet një transferim, por një huazim do të ishte i mundur.
Neymar luajti 186 ndeshje për Barcelonën, shënoi 105 gola dhe asistoi 76 prej tyre, me të cilat fitoi shumë trofe, transmeton Fol Drejt.