Futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford, do të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League kundër Sevillas për shkak të një dëmtimi muskulor, njoftoi sot klubi anglez.
Rashford u zëvendësua në minutën e 80-të të ndeshjes së së shtunës të xhiros së 30-të të Premierligës kundër Evertonit (2:0).
“Pas ekzaminimeve shtesë u konstatua se Rashford do të mungojë edhe disa ndeshje të tjera, por pritet që të jetë gati në fund të sezonit. Mungesa e përfaqësuesit anglez në fushë është një zhgënjim i madh për ekipin tonë, pasi Rashford ka shënuar 28 gola në të gjitha garat”, njoftoi Manchester United, transmeton Fol Drejt.