Vapat e injektuar me kanabis po shiten dhe promovohen si karamele në platformën TikTok, duke shkaktuar shqetësim në Britani se shitësit po synojnë fëmijët.
Ndërsa studiuesit e tregut të drogës paralajmërojnë se gjithnjë e më shumë fëmijë po shtrohen në spital për avullim të paligjshëm, cigaret me kanabis po reklamohen lirisht në TikTok, raporton The Times.
Llogaritë në platformën TikTok, ku një e katërta e përdoruesve janë nën moshën 18 vjeç, promovojnë kanabisin sintetik dhe vajin tetrahidrokanabinol (THC), përbërësin psikoaktiv në kanabis, i cili i shtohet lëngut avullues.