Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shqetësimeve të mëdha për një grumbullim forcash serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.
Çitaku, e cila shkroi se “Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n”.
Reagimi i plotë i Çitakut:
Serbia e ka humbur luftën me Kosovën në vitin 1999.
Serbia e di çka sjellë përballja me NATO-n.
Përderisa Serbia dëshprimisht dhe pasukseshëm po mundohet t’i rikthejë betejat e humbura në të kaluarën, ne si Kosovë duhet të përqëndrohemi në sfidat e vitit 2023.
Konsolidimin e shtetësisë, fuqizimin e aleancave me SHBA dhe BE, Partneritetin për Paqe me NATO, mbrojtjen e minoriteteve.