Një valë reagimesh kanë shpërthyer në rrjetet sociale pas publikimit të videos në rrjete sociale, ku shihet duke u keqtrajtuar një e moshuar në një azil pleqsh në Pejë, shkruan Fol Drejt.
Figura publike, politikanë e qytetarë të ndryshëm kanë kërkuar intervenim të menjëhershëm të organeve të rendit, për rastin në fjalë.
Vargut të reagimeve u është bashkuar edhe futbollisti Granit Xhaka, i cili aktualisht luan për Arsenalin.
Xhaka ka thënë se nuk ka mundur ta shoh deri në fund videon, ndërsa është shprehur i tronditur.
Ndër të tjera Xhaka ka shkruar se i vjen turp nga pamja me të cilën është ballafaquar./FolDrejt/