Sipas Mario Cortegana dhe Guillermo Rai të The Athletic, Real Madrid ka besim se legjendat e klubit Karim Benzema dhe Luka Modric do të rinovojnë me klubin.
Një raport nga El Mundo tregoi se qeveria e Arabisë Saudite po përpiqet shumë që Benzema dhe Modric të luajnë në ligën e tyre, duke ofruar 30 milionë euro në sezon për dyshen.
Megjithatë, duket se skuadra nga kryeqyteti spanjoll do t’i mbajë të dy futbollistët edhe për të paktën një sezon tjetër, transmeton Fol Drejt.