Në ndeshjen e parë të xhiros së 37-të të kampionatit spanjoll të futbollit, Real Madridi fitoi 2:1 përballë Sevillas.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 3-të me golin e Rafa Miros, por më pas Rodrygo u kundërpërgjigj me dy gola për klubin madrilien. Të parën e shënoi në minutën e 29-të nga gjuajtja e lirë, ndërsa portieri i Sevillas Bono e ndihmoi me pozicionimin e dobët, kurse në minutën e 69-të realizoi një kundërsulm të shpejtë.
Me fitoren e 24-të të sezonit, Real arriti në 77 pikë dhe zvogëloi diferencën me Barcelonën në tetë pikë, por katalanasit kanë një ndeshje më pak. Sevilla qëndroi në vendin e dhjetë me 49 pikë. Kjo ndeshje u luajt një ditë para ndeshjeve të tjera të xhiros së 37-të, pasi Sevilla ka të mërkurën ndeshjen finale të Europa League kundër Romës. Të gjitha ndeshjet e së dielës në kampionatin spanjoll do të nisin në orën 19:00, transmeton Fol Drejt.