Sipas Calciomercatoweb, Carlo Ancelotti po kërkon të sulmojë Serinë A sezonin e ardhshëm dhe mesfushori i Interit, Nicolò Barella është një nga objektivat e tij.
Real Madridi po kërkon të përforcojë mesfushën e tyre me një gjasë të madhe që Luka Modric dhe Toni Kroos të largohen verën e ardhshme pas skadimit të kontratave të tyre. Ancelotti e sheh Barella-n si zëvendësuesin ideal për të formuar treshen e re të mesfushës së Madridit me Eduardo Camavinga dhe Aurélien Tchouaméni./FolDrejt/