Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë në përballjen ndaj Eibarit në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas.
Mbretërit fituan me rezultat 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e dytë, “Alfredo di Stefano” pasi “Santiago Bernabeu” është duke u rinovuar.
Golat për skuadrën e Real Madridit i shënuan Toni Kroos (4′), Sergio Ramos (30′) dhe Marcelo (37′).
Ndërsa golin e vetëm për Eibarin e shënoi Bigas në minutën e 60-të pas një gabimi nga portieri Courtois.
Me këtë fitore, Reali mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë, tri më pak se Barcelona. që është në vendin e parë.