Në Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacientët nuk presin gjatë më për të marrë shërbime mjekësore specifike.
Lista e pritjes është reduktuar dukshëm, transmeton Fol Drejt.
Për ta kryer një gastroskopi ose kolonoskopi në rastet jo urgjente, një qytetarit i duhet të presë 1 muaj, në situata të rralla deri në 2 muaj, varësisht nga indikacioni dhe përcjellja endoskopike.
Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, janë kryer 497 gastroskopi dhe 350 kolonoskopi, bën të ditur raporti i punës./FolDrejt/