Mbrojtësi i Atletico Madrid Renan Lodi ka rezultuar negativ me koronavirus dhe do të kthehet në seancën stërvitore të klubit të Premten.
Detajet thuhen nga programi televiziv spanjoll El Chiringuito, i cili thotë se braziliani do të kthehet në stervitje individuale me skuadrën e Diego Simeone.
La Sexta vazhdoi duke thënë se lojtari ka rezultuar negativisht për virusin dy herë në 72 orët e fundit.
Lodi, 22 vjeç, bëri 70 paraqitje në skuadrën së parë për Athletico Paranaense dhe ndihmoi skuadrën e tij në titullin Sudamericana në 2018 para se të transferohej në kryeqytetin spanjoll vitin e kaluar, dhe të bëhej një lojtar kyç në ekipin e Diego Simeones dhe një zëvendësim afatgjatë për Filipe Luis.