Shiu i dendur goditi sot rajonin Kyushu në Japoninë jugperëndimore dhe shkaktoi shembjen e një ure dhe autoritetet lëshuan një urdhër evakuimi për rreth 360,000 banorë të qytetit Kumamoto.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për mot të keq me shi të dendur dhe stuhi që do të zgjasin deri në mesditë të së martës dhe u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë për rrëshqitje të mundshme dheu dhe përmbytje, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.
Prefektura e Kumamotos është nën goditjen e një stuhie lineare shiu që shpesh shkakton përmbytje të shpejta dhe qytetet Yamato dhe Mashiki regjistruan reshje rekord për korrikun e sotëm./FolDrejt/