Për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë Japoninë jugperëndimore, janë evakuuar më shumë se 480 mijë persona.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se reshjet e dendura kanë prekur qytetet Fukuoka, Saga, Oita, që i përkasin ishullit Kyushu, dhe qytetin Yamaguchi, në jug të Japonisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
JMA paralajmëroi popullatën e këtyre zonave për përmbytje të mundshme.
Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Emergjencave urdhëroi evakuimin e gjithsej 482 mijë njerëzve në zonat Yamaguchi, Shimane, Ehime, Fukuoka dhe Saga.
Gjithashtu janë anuluar disa linja hekurudhore./FolDrejt/