Blogerja ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua gushtin e kaluar në Shqipëri me akuzën e spiunazhit, ka paraqitur një kërkesë për azil në përpjekje për të shmangur ekstradimin, pasi ka frikë nga persekutimi në Moskë, tha avokati i saj Isuf Shehu.
Timofeeva u arrestua së bashku me një tjetër rus dhe një ukrainas me akuzën se hynë në fabrikën e parë ushtarake komuniste “Gramsh”, rreth 80 kilometra nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, raporton Reuters.
Timofeeva tha se fabrika ishte e braktisur dhe se nuk kishte asnjë shenjë që tregonte se ishte një objekt ushtarak dhe se njerëzit dhe kafshët hynin dhe dilnin lirshëm, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.