Gjermania po bën përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve dhe institucioneve ruse, sipas numrave të qeverisë të parë nga agjencia e lajmeve Reuters.
Siç transmeton Al Jazeera, Berlini ka ngrirë rreth 5.25 miliardë euro (5.57 miliardë dollarë) në asete që u përkasin oligarkëve të sanksionuar që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, sipas ministrisë gjermane të Financave, tha Reuters.
Shifra ishte 4.28 miliardë euro gjashtë muaj më parë./FolDrejt/