Mesfushori i West Ham United, Declan Rice është i hapur për një lëvizje në Emirates Stadium në verën e vitit 2023, sipas reporterit të CBS, Ben Jacobs.
Sipas Goal, topçinjtë e kanë ndjekur prej disa kohësh mesfushorin e West Ham dhe pritet të nisin një ofensivë gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.
Chelsea dhe Manchester United janë vlerësuar gjithashtu me një interes për reprezentuesin anglez, por Arsenali ka një avantazh të qartë në luftën për të joshur yllin e West Ham.
Jacobs tha për GiveMeSport: “Rice ka thënë se ai e admiron Arsenalin, formën e tyre, stilin e tyre dhe Mikel Artetën, gjë që do të sugjeronte gjithashtu se ai është shumë i hapur për një lëvizje në Arsenal”. /FolDrejt/