Po numërohen votat e dërguara nga mërgata jonë, sipas së cilave edhe ashtu siç pritej, prin Lëvizja Vetëvendosje.
Janë numëruar gjithsej 3446 vota nga 35 mijë sa thuhet të jenë në tërësi. Dhe, ajo që po prodhon dramë elektorale aktualisht është rezultati i Nismës Socialdemokrate.
Vetëvendosje ka grumbulluar thuajse gjysmën e votave (44,6%), ose 1552 nga 3460. Pas saj, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] dhe Partia Demokratike e Kosovës [PDK].
Nga kjo del se qytetarët tanë nga diaspora kanë votuar ngjashëm me bashkëvendësit e tyre rezidentë në Kosovë.
Por, nga rezultatet e deritashme del se diaspora është treguar më gjeneroze ndaj koalicionit të Nismës me AKR-në.
Ajo i ka dhënë 6,99 për qind ose 242 vota në total nga rezultatet e deritashme. Ky trend i jep këtij koalicioni gjasa të mira për të kaluar pragun zgjedhor.