Shumica e njerëzve që i kanë mbijetuar koronavirusit janë të mbrojtur për të paktën gjashtë muaj nga marrja e infeksionit përsëri, tregon një studim, por njerëzit e moshuar kanë më shumë gjasë të marrin infeksion përsëri sesa të rinjtë.
Një studim i botuar nga revista e njohur mjekësore The Lancet zbuloi se vetëm 0.65 për qind e njerëzve dolën pozitivë për herë të dytë, pasi ishin infektuar më parë gjatë valëve të para dhe të dyta të pandemisë në Danimarkë.
Ri-infeksioni ka më pak të ngjarë të ndodh tek të rinjtë
“Studimi ynë konfirmoi atë që shumë të tjerë kanë sugjeruar. Ri-infektimi me COVID-19 është më pak i zakonshëm tek njerëzit e rinj, të shëndetshëm, por njerëzit e moshuar janë në rrezik më të lartë për ta marrë atë përsëri”, tha Steen Ethelberg i Institutit Danum Statens Serum, transmeton Telegrafi.
“Ndërsa të moshuarit kanë më shumë gjasa të kenë simptoma më serioze të sëmundjes dhe fatkeqësisht vdesin, gjetjet tona e bëjnë të qartë se sa e rëndësishme është të zbatohen politika për të mbrojtur të moshuarit gjatë një pandemie”, shtoi prezantimi i hulumtimit.
Autorët e studimit nuk gjetën që mbrojtja kundër ri-infeksionit zvogëlohet gjatë gjashtë muajve nga sëmundja, por theksojnë se duhen studime të mëtejshme për të përcaktuar mbrojtjen kundër ri-infektimit në variante të ndryshme të virusit.