Guvernatori i shtetit amerikan të Floridës, Ron Desantis, dorëzoi në Komisionin Federal të Zgjedhjeve dokumentet e përdorura për të aplikuar për nominimin presidencial të Partisë Republikane.
Desantis do të jetë sfiduesi më i madh i ish-presidentit Donald Trump për nominimin republikan dhe ka të ngjarë të shkundë garën, transmeton Fol Drejt.