Kapiteni i Kroacisë, Luka Modric do të luajë kundër disa prej bashkëlojtarëve të tij aktual dhe ish-skuadrës së Real Madridit të premten, duke përfshirë Vinicius Junior, Casemiro, Eder Militao dhe Rodrygo.
Dhe më i vogli mes tyre, Rodrygo, i kishte bërë një mesazh në rrjetet sociale: Shihemi babi!
Rodrygo (21) është te Reali që nga viti 2019, dhe që nga ardhja e tij nga Santos, ai e konsideron Luka Modriçin modelin e tij. Madje, në një intervistë të mëparshme, ai ka treguar se Modriqin e quan baba, ndërsa Modriq e quan bir.
Në një intervistë, braziliani i ri ka treguar se sa shumë do të thotë Modrić për të.
“Unë flas shpesh me Modriqin. E pyes për këshilla dhe shikoj çdo lëvizje të tij në fushë. Ai luan më prapa se unë, por është lojtari tek i cili fokusohem dhe nga i cili mësoj shumë, ai është pika ime e referencës” , tha braziliani./FolDrejt/