Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton Fol Drejt.
Përmes një cicërime në Twitter, Rohde ka thënë se ky vendim e sjell Kosovën më pranë familjes evropiane.
”Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i KiE për ta përcjellë aplikacionin e KS në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”, ka shkruar Rohde.
“Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë ASMM-në është vendimtar për të ecur përpara!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/