Një nëndetëse me dy trupa të pajetë dhe pothuajse tre ton kokainë u kap në Oqeanin Paqësor në brigjet e Kolumbisë, njoftoi sot marina e vendit.
Dy të mbijetuar në “shëndet të dobët” u gjetën në anije dhe iu dha ndihma e parë, raporton CBS.
“Shëndeti i dobët i këtyre njerëzve është ndoshta rezultat i thithjes së tymrave toksikë të shkaktuar nga problemet e karburantit në varkë,” tha kapiteni i marinës Cristian Andres Guzmán Echeverri./FolDrejt/