E shtunë, 18 Maj, 2024

Romelu Lukaku rikthehet në Belgjikë për konsulta mjekësore, a do të luajë belgu në Kupën e Botës?

Lexoni edhe..

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thuhet se është rikthyer në Belgjikë për konsultime mjekësore shtesë me stafin e kombëtares së tij përpara Kupës së Botës “Katar 2022”.

29-vjeçari u rikthye në aksion pas një dëmtimi muskulor javën e kaluar, por sërish është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një problemi të ri fizik.

Sipas Sky Sport Italia, ish-sulmuesi i Evertonit dhe Chelseat është kthyer në Belgjikë për një konsultë me mjekët e ekipit të tij kombëtar.

Lukaku nuk mori pjesë në humbjen 2-0 të Interit kundër Bayern Munichut të martën mbrëma dhe nuk do të jetë në dispozicion kundër Juventusit në Torino të dielën.

Interi njoftoi të hënën e kaluar se i huazuari i Chelseat kishte pësuar ‘një tendosje të miokardit të bicepsit femoral të kofshës së majtë’.

Simone Inzaghi shpreson që Lukaku të luajë për Interin para pushimit të Kupës së Botës, por nuk ka gjasa që ‘Big Rom’ të kthehet në aksion për klubin e tij para vitit 2023.

Në anën tjetër, Belgjika e bën debutimin e saj në Kupën e Botës në Katar më 23 nëntor kundër Kanadasë./FolDrejt/

Të ngjajshme