Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka në koleksionin e tij pesë Topa të Artë, por aty janë vetëm katër statuja të vërteta pasi që njëri është kopje. Kjo pasi ai shiti njërin prej tyre.
Mediat nga ishulli raportojnë se ai e dhuroi Topin e tij të parë të Artë të fituar në Real Madrid, atë të vitit 2013, për bamirësi. Miliarderi izraelit Idan Ofer e bleu atë në ankandin e fondacionit “Make A Wish” për 645,000 dollarë.
Ai bëri një kopje dhe zëvendësoi atë realen që ishte në muzeun e tij
Ronaldo ia dorëzoi atë vetëm kur iu bë një kopje e saktë dhe sot është ekspozuar në muzeun e tij në Madeira, ndërsa kopja e vërtetë tani mbahet nga një biznesmen izraelit në koleksionin e tij. Paratë shkuan për një organizatë që ofron mbështetje për fëmijët me sëmundje të rënda dhe probleme të tjera./FolDrejt/