Janë arrestuar tri të dyshuara vajza, dy prej tyre të mitura, pas dyshimeve se kanë sulmuar fizikisht një vajzë tjetër, të mitur në moshë.
Rasti ka ndodhur me datën 19 tetor, ndërkohë të dyshuarat janë arrestuar një ditë më pas, në Rahovec, transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e këtij sulmi fizik, viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.
Me vendim të prokurorit, tri të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/