Katër të mitur janë arrestuar nga policia nën dyshimet se janë përfshirë në rrahje.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:06, në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se njëri prej të dyshuarve është therë me thikë.
I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.
Me vendim të prokurorit i dyshuari, i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/