Të paktën 16 persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu, e cila varrosi familje të tëra nën baltë dhe rrënoja në një fshat malor në Ekuador.
Gjashtë persona janë nxjerrë nga balta, ndërsa, sipas qeverisë, të paktën shtatë janë ende të zhdukur, raporton BBC.
Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e specializuara të shpëtimit janë vendosur në kantonin Alausi, në malet e Andeve, për të kërkuar për qytetarët e bllokuar./FolDrejt/