Rreth 10 mijë infermierë që punojnë në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (NHS) të Britanisë së Madhe kanë njoftuar se nesër do të dalin në grevë, për herë të dytë në më pak se një javë, në shenjë proteste për pagat e ulëta.
Stafi i ambulancës në Angli dhe Uells gjithashtu ka njoftuar një grevë nëse nuk arrihet një marrëveshje në një takim të planifikuar për sot me Sekretarin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Steve Barclay, i cili ka ftuar përfaqësuesit e tre sindikatave që përfaqësojnë mjekët paramedik në bisedime, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Infermierët organizuan grevën e tyre më të madhe në historinë e NHS javën e kaluar.