GÖKHAN VARAN
Aktualisht ekzistojnë rreth 7 mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2.500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi.
Duke folur për Anadolu Agency (AA) me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryetari i Komisionit Kombëtar të Turqisë (UTMK) të UNESCO-s, Prof. Dr. Alcal Oğuz, tha se nga 62 ditë ndërkombëtare të shpallura nga UNESCO, pesë kanë të bëjnë me gjuhët.
“Në botë ka rreth 7 mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2.500 përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet. Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, tha ai.
Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz.
Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.
“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, tha Oğuz.