Afro 40 për qind e marinsave amerikanë refuzuan të marrin vaksinën kundër COVID-19, tregojnë të dhënat që i ka siguruar CNN nga vetë ushtria amerikane.
Deri të enjten, afërsisht 75.500 marinsa amerikanë kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar plotësisht apo pjesërisht. Por, rreth 48.000 marinsa tjerë kanë vendosur të mos e marrin vaksinën, ku përqindja e atyre që e refuzuan ka arritur në 38.9 për qind.
Përqindja më e madhe e refuzimit të marrjes së vaksinës ishte regjistruar në bazën ushtarake Lejeune në Karolinën e Veriut me 57 për qind.
Zëdhënësja e Korpusit të marinsave, Kelly Frushour, tha se ka arsye të ndryshme për këtë shkallë refuzimi, përfshi edhe vendimi për të lejuar të tjerët të vaksinohen para personelit ushtarak.
Kujtojmë që deri më tani nuk është bërë obligative marrja e vaksinës anti-COVID në ushtrinë amerikane, kjo për faktin se është lejuar përdorimi emergjent nga FDA dhe një prej arsyeve të refuzimit të marrjes është koha e shkurtër e prodhimit të vaksinës.