Nëntë qytetarë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke shënuar një rritje në krahasim me një ditë më parë ku u shënuan 5 viktima.
Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3732 testime të kryera në total, janë regjistruar 495 raste të reja ku Tirana mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 6.562 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID aktualisht janë të shtruar 153 pacientë, 25 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.
Të shëruar në 24 orët e fundit janë 606 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave që kanë fituar betejën me virusin në 167,308.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Janë 6,562 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 30- 77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59 vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67 vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86 vjeç. Raporton Panorama.al percjell Foldrejt.com