Numri i emigrantëve që erdhën në Holandë në vitin 2022 u rrit në mënyrë dramatike krahasuar me një vit më parë, njoftoi sot Statistikat e Holandës (CBS) bazuar në të dhënat e reja.
Vitin e kaluar, rreth 403,000 njerëz erdhën në këtë vend, 151,000 më shumë se në vitin 2021, që paraqet një rritje prej rreth 60 për qind dhe është kryesisht pasojë e luftës në Ukrainë, raporton NL Times.
Numri i imigrimeve ishte më i lartë se në vitin 2019, vitin e fundit para pandemisë së koronavirusit, tha CBS./FolDrejt/