Të paktën 24 persona humbën jetën në Indi për shkak të goditjeve të rrufesë dhe shiut gjatë stuhive të forta dje dhe sot, thanë zyrtarët indianë.
Të paktën 18 nga numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë i atribuohen goditjeve nga rrufeja, raportoi BBC.
Ministri indian i Brendshëm Amit Shah tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” për këtë dhe shtoi se autoritetet lokale ishin të angazhuara në aktivitete humanitare.