Autoritetet ruse thonë se trupat ukrainase kanë hedhur raketa në një hidrocentral në pjesën jugore të Khersonit, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në Telegram, Vladimir Rogov, anëtar i administratës së Khersonit, ka thënë se ushtria ukrainase ka gjuajtur 19 raketa në centralin e Kakhovkas duke e goditur 3 herë.
Ai shtoi se centrali nuk ka pësuar dëme kritike dhe se vazhdon të operojë.
Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për shpërthime të digës në Kakhovka./FolDrejt/