Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se Bjellorusia mund të hyjë në konflikt në Ukrainë nëse Kievi vendos të “pushtojë” cilindo vend, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në një intervistë me median shtetërore, Aleksey Polishchuk tha se stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Bjellorusinë ishin krijuar për të parandaluar përshkallëzimin, por paralajmëroi se Bjellorusia mund t’i bashkohet konfliktit të Ukrainës nëse ajo ose Rusia pushtohen.
“Nga pikëpamja ligjore, përdorimi i forcës ushtarake nga regjimi i Kievit ose pushtimi i territorit të Bjellorusisë ose Rusisë nga forcat e armatosura të Ukrainës janë baza e mjaftueshme për një përgjigje kolektive”, tha Polishchuk për agjencinë e lajmeve TASS./FolDrejt/