Forcat ruse kanë bombarduar Kherson 71 herë në 24 orët e fundit, sipas guvernatorit të rajonit, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Telegram , Oleksandr Prokudin tha se gjithsej 495 predha u qëlluan gjatë sulmeve.
Rreth 32 prej tyre goditën qytetin port të quajtur gjithashtu Kherson, tha ai.
Raportohet se nuk ka pasur viktima.
Prokudin tha se Rusia “ka synuar lagjet e banimit” të qyteteve të rajonit, si dhe linjat e energjisë elektrike, një kantier detar dhe një terminal drithi në rajon./FolDrejt/