Rusia dënon rritjen e numrit të sulmeve izraelite në Siri që nga fillimi i vitit 2023, si dhe mungesën e reagimeve nga liderët e OKB-së në lidhje me këto sulme, tha sot përfaqësuesi i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasiliy Nebenzya.
“Ne jemi të shqetësuar për sulmet gjithnjë e më intensive izraelite në territorin sirian. Që nga fillimi i luftës, janë kryer më shumë se dhjetë sulme të tilla. Aeroporti ndërkombëtar në Aleppo, i cili përdoret për të ofruar ndihma humanitare për viktimat e tërmetit shkatërrues që nga shkurti, ka qenë jashtë shërbimit dy herë”, tha ai.
Ai shtoi se veprime të tilla ushtarake cenojnë sovranitetin e Sirisë dhe vendeve fqinje arabe, ndërsa, sipas tij, mungesa e ndonjë reagimi nga lidershipi i OKB-së është shkak për keqardhje dhe dënim të thellë, transmeton Fol Drejt.