Rusia nuk e ka përjashtuar mundësinë e takimeve të nivelit të lartë me SHBA-në, tha sot zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Ryabkov, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Duke folur për gazetarët, Ryabkov tha se takime të mëtejshme me SHBA-në mbi “stabilitetin strategjik” në një takim të ardhshëm midis dy fuqive në kryeqytetin egjiptian të Kajros më 29 nëntor mund të zhvillohen.
Stabiliteti strategjik është një term që Rusia dhe SHBA – dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë – e përdorin për të nënkuptuar reduktimin e rrezikut të luftës bërthamore.
“Nëse amerikanët tregojnë interes dhe gatishmëri, ne nuk do të refuzojmë”, citohet të ketë thënë zoti Ryabkov.
Megjithatë, zyrtari i Kremlinit kishte treguar më herët se nuk kishte asgjë për të biseduar me SHBA-në në temën e Ukrainës.
“Jo, thjesht nuk ka asgjë për të folur me ta për Ukrainën,” tha ai.
“Thjesht nuk mund të ketë dialog, e lëre më negociata, duke pasur parasysh qëndrimet radikale të kundërta./FolDrejt/