Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar Rusinë se ka vjedhur nga Ukraina rreth 600 mijë tonë grurë, e që i njëjti është transportuar drejt Lindjes së Mesme.
Nënkryetari i Këshillit Agrar të Ukrainës, Denys Marchuk, në një kumtesë të lëshuar për media, ka bërë me dije se gruri ishte vjedhur nga rajonet e okupuara në jug të vendit, transmeton Fol Drejt.
Sipas tij, gruri është transportuar drejt portit të Sevastopolit, territor i Krimesë që tashmë është okupuar nga Rusia dhe prej aty është nisur drejt Lindjes së Mesme.
Ai tutje ka shtuar se janë hapur disa raste kriminale “që kërkojnë shqyrtim nga gjykata ndërkombëtare, dhe se Rusia për këtë duhet kompensuar Ukrainën”.
Njëkohësisht, ai i ka konsideruar këto veprime ruse si “operacione të planifikuara mirë nga pushtuesi”.
Ndërkohë, ndaj kësaj akuze të zyrtarëve ukrainas ende nuk ka koment nga Kremlini. /FolDrejt/