Rusia kritikoi sot ashpër vendimin e BE-së për krijimin e një misioni të ri civil në Armeni, duke vlerësuar se kjo vetëm do të nxiste më tej, siç tha ajo, “konfrontimet gjeopolitike” në rajonin e prekur nga tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Paraqitja e përfaqësuesve të BE-së në rajonet kufitare të Armenisë mund të sjellë vetëm konfrontim gjeopolitik në rajon dhe të përkeqësojë kontradiktat ekzistuese, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse, njoftoi Reuters.
Në njoftim thuhet se përpjekjet e BE-së për të fituar një terren në Armeni me çdo kusht dhe për të shtypur përpjekjet ndërmjetësuese të Rusisë mund të dëmtojnë interesat themelore të armenëve dhe azerbajxhanasve për t’u kthyer në zhvillimin paqësor të rajonit.