Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi akuzat lidhur me sulmin e kryer ndaj një ndërtese në qytetin Dnipro të Ukrainës.
“Ushtria ruse nuk kryen sulme ndaj ndërtesave të vendbanimeve ose objekteve të infrastrukturës sociale. Edhe ju i keni parë konkluzionet e disa përfaqësuesve të palës ukrainase se tragjedia është shkaktuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore”, tha Peskov në një deklaratë për gazetarët në Moskë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ndërkohë, numri i civilëve të vrarë në sulmin me raketa nga ushtria e Rusisë në qytetin e Ukrainës, Dnipro, është rritur në 36 dhe numri i të plagosurve në 75.
Në lidhje me planet e Britanisë për t‘i dërguar Ukrainës tanket e saj Challenger 2, Peskov, u shpreh: “Ndaj kësaj kemi një qasje jashtëzakonisht negative. Qëllimi i Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të siguruar pajisje të reja ushtarake më të përparuara, nuk e ndryshon situatën në terren”.
Më tej Peskov tërhoqi vëmendjen se dërgesat në fjalë vetëm zgjasin procesin. “Përkeqëson edhe situatën e Ukrainës. Ne dyshojmë se ata kujdesen në një mënyrë për fatin, të ardhmen e njerëzve që jetojnë në Ukrainë. E përdorin këtë vend për të arritur qëllimet e tyre kundër Rusisë. Edhe këto tanke do të digjen ashtu si të tjerët”, shtoi ai./FolDrejt/