Rusia ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se mund të përballet me pasoja “të paparashikueshme dhe të rrezikshme” për “veprimet e saj konfrontuese”.
Ministria e Jashtme ruse i bëri komentet në një deklaratë, duke shtuar se “ka mbajtur një protestë me ambasadorin e Britanisë”, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Deborah Bronnert u thirr në ministri më herët sot, mbi përfshirjen e supozuar të specialistëve britanikë në një sulm ukrainas me dron në flotën ruse të Detit të Zi në Krime.
“Demarshi theksoi se veprime të tilla konfrontuese nga britanikët kërcënuan të përshkallëzojnë situatën dhe mund të çojnë në pasoja të paparashikueshme dhe të rrezikshme”, tha ministria në një deklaratë.
Britania e Madhe ka mohuar se ishte e përfshirë dhe Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.
Vladimir Putin ka akuzuar gjithashtu Britaninë se qëndron pas sulmeve në tubacionet Nord Stream në shtator, të cilat kanë nxjerrë jashtë përdorimit lidhjen e gazit prej shumë miliardë dollarësh midis Rusisë dhe Evropës.
Përsëri, Britania e Madhe i ka mohuar pretendimet./FolDrejt/