Kremlini thotë se Rusia ka parë “përparim të caktuar” drejt adresimit të shqetësimeve të saj në lidhje me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, të cilën ajo ende nuk është zotuar ta zgjasë përtej 19 nëntorit, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Tajip Erdogan mund të zhvillojnë bisedime mbi këtë temë brenda disa orësh nëse e gjykojnë të nevojshme.
Agjencia e lajmeve TASS citoi ministrin rus të financave Anton Siluanov i cili tha se Rusia është në favor të zgjatjes së marrëveshjes së grurit të Detit të Zi me kusht që të kontrollohen furnizimet për vendet në nevojë./FolDrejt/