Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se ka pësuar dëmtime shtegu i ri i ecjes dhe vrapit në Taukbahqe, përcjell Fol Drejt.
Siç thekson Sahatçiu, në orët e para të mëngjesit u lajmëruan nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegjes së shiritëve të punimeve.
“Me Granit Rugova dhe zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të Kryeqytetit pamë dëmtimet dhe lajmëruam policinë.
I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund.
Faleminderit banorëve të lagjes që edhe gjatë inspektimeve sot treguan se si ruhet puna e përbashkët. Puna do të vazhdojë dhe qytetarët do të shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë.”, ka thënë Sahatçiu.