E premte, 26 Prill, 2024

Sali Berisha: Edi Rama është duke u hetuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lexoni edhe..

Me letra në duar, Sali Berisha tha se autoritetet në SHBA kanë regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me Ramën, qeverinë dhe çdo person të lidhur me qeverinë e Shqipërisë. Për të duhet të hetohet çdo udhëtim që ka bërë Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi.

“Të gjithë ata që thonë se nuk është nën hetim, mashtrojnë. Një urdhër i tillë është hetim, hetim dhe vetëm. Dhe ky urdhër thotë se e kam lexuar në shtator dhe po e lexoj përsëri: Regjistrime, dokumente, materiale të lidhura me sa vijon.

Çdo dhe të gjithë regjistrimet, materialet nën posedim, që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo vetëm të mesazheve, teksteve celulare, mesazheve, emaileve elektronike, mesazheve të enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet mes jush dhe Charles McGonigal lidhur me pikat në çështjet që vijojnë: Agron Neza, Lou Bladel-paraardhës i McGonigal në disa kontrata me Edi Ramën, qeveria e Republikës së Shqipërisë ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

A e kuptoni? Çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama. Pra, është qeveria e Republikës së Shqipërisë, çdo person i lidhur me të, dhe kryeministri Edi Rama. Çfarë do të thotë kjo? Nuk është vetëm Edi Rama, janë të gjithë ministrat, janë të gjithë agjencitë e lidhura. Ky është hetimi më global që i është bërë qeverisë së Shqipërisë në historinë e saj. Të hetohet çdo udhëtim që ka bërë Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Çdo udhëtim”, shkruan TiranaNews, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme